Politike

Asnjë PD nuk hyn në zgjedhjet, tallet Flamur Noka me Alibeajn: Gati alibia! S'kemi humbur zgjedhje...

Në një postim në rrjetet e tij sociale, Noka ka ironizuar Enkelejd Alibeajn dhe grupin e mbështetësve të tij. 

14 Mars 2023, 18:53 Nga k.m.
Asnjë PD nuk hyn në zgjedhjet, tallet Flamur Noka me Alibeajn: Gati
Flamur Noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka komentuar vendimin e marrë në Komisionin Qendror Zgjedhor, pasditen e sotme, ku u vendos që asnjë PD të mos marrë pjesë në zgjedhje. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Noka ka ironizuar Enkelejd Alibeajn dhe grupin e mbështetësve të tij. 

"Alibia e 2023-shit- Alibrava: Unë nuk kam humbur asnjë palë zgjedhje sepse kemi rënë dakord të mos hyjmë në zgjedhje,"-tha Flamur Noka.  

Asnjë nga Partitë Demokratike nuk do të regjistrohet në zgjedhjet lokale të 14 majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen e sotme të KQZ-së. Sot, sipas KQZ, legjitimitetin për të kërkuar legjitimitetin për regjistrimin e PD në zgjedhje e ka Lulzim Basha, i cili ligjërisht figuron kryetar, edhe pse ka dhënë publikisht dorëheqjen. Por problem është fakti që Basha nuk ka firmosur deklaratën solemne për regjistrimin në zgjedhje.

flamur noka asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll