Politike

Përfaqësuesi në KQZ: Për faktet e njohura botërisht s'ka nevojë për dokumente shtesë, dihet që kryetar është Berisha

Nuraj tha se nuk e konsideron të nevojshme të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi sipas tij, është një fakt i njohur botërisht që Sali Berisha është kryetar. 

14 Mars 2023, 16:33 Nga F.M

 

Përfaqësuesi në KQZ: Për faktet e njohura botërisht
Ledio Nuraj

 

TIRANË- Përfaqësuesi i kryedemokratit Sali Berisha në KQZ Ledio Nuraj ka deklaruar se kërkon regjistrimin e PD-së në zgjedhje me dokumentat që kanë dorëzuar. Në fjalën që mbajti në mbledhjen e KQZ-së, Nuraj tha se nuk e konsideron të nevojshme të dorëzojë asnjë dokument shtesë, pasi sipas tij, është një fakt i njohur botërisht që Sali Berisha është kryetar. 

"Të mos hamë kohë pasi koha është shumë e vyer, doja të thoja që në lidhje më kërkesën e paraqitur, PD me kryetar Sali Berisha, në baze të kërkesës së bërë bazuar në kodin zgjedhor, kërkojmë regjistrimin në zgjedhje. Në seacnën e parë na latë 48 orë për plotësim dokumentacioni. Bëmë ankimim pasi konsideruam që nuk ishte e nevojshme të bëhej asnjë lloj ankimimi. KAS nuk është se e ka rrëzuar si kërkesë por nuk e ka pranuar me arsyetimin që ka qenë një vendim i ndërmjetëm i komisionerit. Kështu që i nderuar unë mbaj qëndrim sot se nuk kemi çfarë të dorëzojmë tjetër. Duke iu referuar kodit zgjedhor, kemi plotësuar gjithçka. Kemi argumetuar gjithçka me dokumentet përkatëse. Ne duam të zbatohet dhe neni 131 i kodit zgjedhor, për faktet e njohura botërisht dhe të ditura për KQZ për shkak të njohjeve të saj, nuk nevojitet dokumente shtesë. Ndaj nuk ka nevojë për dokumente të tjera. Fakt i njohur botërisht është që prej një viti PD-ja ka kryetar Sali Berishën, ka organet e saj drejtuese,"- tha Nuraj ndër të tjera. 

ledio nuraj kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll