Politike

PËRPLASJE në KQZ/ Sefa kërkon ndarjen e kërkuesve, Celibashi: Jam i qartë, është vetëm PD

Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.

14 Mars 2023, 16:18 Nga F.M
PËRPLASJE në KQZ/ Sefa kërkon ndarjen e kërkuesve,
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi e ka nisur me përplasje këtë seancë me përfaqësuesin ligjor të deputetit Enkelejd Alibeaj, Indrit Sefa. Ky i fundit kërkoi që të ndaheshin dy kërkuesit për regjistrimin e PD-së në zgjedhje, ndërsa Celibashi tha se njeh vetëm një. Kryekomisioneri u shpreh se kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike, ndërsa shqyrtimi do të vendosë se cilat nga palët që ka dorëzuar kërkesën është legjitime.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Ilirjan Celibashi: Lidhur me kërkesën tjetër proceduriale sikurse ju e thatë, ne shqyrtojmë kërkesën e PD-së për tu regjistruar si subjekt zgjedhor. Vendimmarrja do të jetë mbi këtë gjë. Ju po thoni që ka dy kërkesa. Unë një kërkesë do shqyrtoj

Indrit Sefa: Ka dy kërkesa, në rast se ju legjitimoni se ka dy kërkues, është kompetenca juaj në bazë të ligjit që të ndani kërkesat. Duhet të jetë vetëm një kërkues në atë vendimmarrje.

Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, ka vetëm një kërkues që është Partia Demokratike, legjitimiteti i personit që e dorëzon është tjetër gjë

Indrit Sefa: Keni bashkuar dy kërkesa.

Ilirjan Celibashi: Unë po e them qartë, kërkuesi i vetëm është Partia Demokratike.

kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll