Politike

Celibashi pyet për herë të fundit Sefën: Keni prova të tjera për të dorëzuar? Përfaqësuesi i Alibeajt: Asgjë nga ato që doni ju

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shqyrtimi i kërkesës së tyre do të vijojë pa paraqitjen e dokumenteve të tjera.

14 Mars 2023, 16:29 Nga F.M
Celibashi pyet për herë të fundit Sefën: Keni prova të
Ilirjan Celibashi dhe Indrit Sefa

TIRANË- Përfaqësuesi ligjor Indrit Sefa është shprehur i prerë se nuk do të dorëzojë asnjë dokument tjetër në KQZ përsa i përket dorëheqjes apo të Lulzim Bashës si kryetar. I pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, Sefa tha se kërkesën për regjistrim në zgjedhje e bëjnë duke u bazuar mbi ato dokumente që kanë dorëzuar deri në ato çaste, pa shtuar të tjera. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se shqyrtimi i kërkesës së tyre do të vijojë pa paraqitjen e dokumenteve të tjera.

Pjesë nga debati: 

Indrit Sefa: Do kërkoja shkurtimisht mendimin tuaj mbi kërkesën, pastaj të mbajmë një qëndrim mbi mendimin tuaj dhe pastaj të keni të drejtë të vendosni.

Ilirjan Celibashi: Opinioni im është mbi vendmarrjen time. Pastaj ju keni të gjithë të drejtën ligjore që ta kundërshtoni.

Indrit Sefa: Patjetër, është një e drejtë që na e jep ligji

Ilirjan Celibashi: Qëndrimi im është i gjithë bazuar në vendimmarjen time. Ndaj pyetja ime është: Keni prova, keni argumente të tjera për të paraqitur për regjistrimin e PD-së në zgjedhje? Nëse nuk keni e mbyllim këtu.

Indrit Sefa: Nuk ka asnjë dokument tjetër, provat të gjitha janë dorëzuar. Të gjitha janë të plota e në zbatim të ligjit. Janë gjithashtu dhe dy shkresa të protokolluara pranë KQZ-së. PD nuk ka ndërmend të sjellë asnjë provë nga ato që kërkoni ju si komisioner, por vec ato që kemi paraqitur.

Ilirjan Celibashi: Pra, ndaj duhet të regjistrohet me dokumentat që keni sjellë

Indrit Sefa: Po

Ilirjan Celibashi: Faleminderit.

indrit sefa ilirjan celibashi kqz 14 mars 2023 asnje pd ne zgjedhje

Sondazh

Poll