Politike

VIDEO- Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Vetëm blihet!

Shitësja tentoi t’ia dhurojë, por Berisha ndërhyri duke shtuar se: në panair çdo gjë blihet.

14 Mars 2023, 14:41 Nga A.B
VIDEO- Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë
Sali Berisha

ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, së bashku me gruan e tij Liri Berisha ishin të pranishëm në panairin e përvitshëm në Elbasan me rastin e Ditës së Verës. Lirie Berisha, u ndal në një nga stendat ku shiteshin çanta. Zonja, pasi mori në dorë një çantë, shitësja tentoi t’ia dhurojë, por ka ndërhyrë Berisha, duke shtuar se: në panair çdo gjë blihet.

Më pas, Lirie Berisha mori çantën e më pas pagoi 40 mijë lekë.

 

dita e veres

Sondazh

Poll