Sport

Fabregas tregon për largimin dhe dëshirën e tij për t’u rikthyer sërish te Arsenali. Veç tani trajneri Wenger nuk e deshi më atë…

Me dëshirën për t'u rikthyer në Premier League, zgjedhja e tij e natyrshme është të kthehet te ‘Topçinjtë’. Por ai tregon se Arsène Wenger nuk e donte më atë

11 Mars 2023, 11:37 Nga DOSJA
Fabregas tregon për largimin dhe dëshirën e tij për

ANGLI - Cesc Fabregas dhe Arsenali është para së gjithash një histori dashurie që filloi në vitin 2003, kur ‘Topçinjtë’ vendosën ta vidhnin nga FC Barcelona. 

Tetë vjet më vonë, ai do të të kthehet te ‘Blaugrana’, duke lënë klubin londinez si kapiten. Vendimi “më i vështirë” që iu desh të merrte në karrierën e tij, siç tregon ai në një intervistë për Kammy and Ben's Proper Football Podcast. 

“Vendosa të largohem. Emocionalisht më ndikoi shumë. Dhe atëherë kur i pashë të gjithë duke fituar te Barcelonë, duke luajtur aq mirë dhe Pep më thirri dhe më dërgoi mesazhe… vendosa se ky ishte hapi tjetër i duhur për për mua,”- tregon Fabregas.

Tre vite pas largimit të tij, spanjoli vendos të largohet nga Barça, ku nuk ka arritur asnjëherë të gjejë vendin e tij. Me dëshirën për t'u rikthyer në Premier League, zgjedhja e tij e natyrshme është të kthehet te ‘Topçinjtë’. Por ai tregon se Arsène Wenger nuk e donte më atë:

"Në kontratën që nënshkroa me Barcelonën, ne thamë se pasi të largohesha, Arsenali do të kishte opsionin e parë. Ata kishin një javë për t'u përgjigjur. Kështu që ne ramë në kontakt me Arsenalin dhe thamë: "Dëgjo, unë largohem nga Barcelona dhe sipas ligjit, ju keni një javë kohë për të vendosur nëse doni të më ktheni apo jo". Por ata nuk reaguan, mendoj se Wenger ishte lënduar pak nga mënyra se si u largova”. 

Pjesa tjetër, të gjithë e dinë. Fabregas do t'i bashkohej Chelseas dhe do të fitonte Premier League atë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll