Sport

Gafa e arbitrit në Brazil e pa shembullt! Akordoi penallti, pas një përplasjeje së dy lojtarëve të së njëjtës skuadër!...

Akordoi penallti në ndeshjen e Tobense kundër Retro, pezullohet arbitri…

11 Mars 2023, 07:39 Nga DOSJA
Gafa e arbitrit në Brazil e pa shembullt! Akordoi penallti, pas një

BRAZIL - Një nga penalltitë më të çmendura dhe të çuditshme në historinë e futbollit është dhënë në një ndeshje të Kupës së Brazilit...

Në ndeshjen e Tobense kundër Retro, arbitri akordoi një penallti pas një përplasjeje në zonë mes dy futbollistëve të njejtës skuadër! Mbrojtësi ra mbi sulmuesin dhe arbitri dha 11-metërsh.

Arbitri Paulo Roberto Alves Jr, pas kësaj që bëri, u përjashtua nga gjykimi! “Nuk ishte penallti. Arbitri u mashtrua nga rënia e lojtarit”,- shkruante në raportin e tij vëzhguesi i arbitrit.

Episodi ndodhi në minutën e 84-t dhe Alex Sandro, i cili mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, e dërgoi topin në rrjetë dhe 1-0 në favor të Tobense. 

Kështu Retro mbeti jashtë raundit të 2-të të Kupës! Loja sigurisht që nuk kishte VAR dhe gjyqtari mendoi se penalltia ishte shkaktuar nga një lojtar Retro!

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll