Sport

TRASHEGIMTARI! Një pinjoll i familjes Maldini ndëshkon Interin... për Spezian

Në fushën e Spezias, Interi u mund 1-2 në startin e ditës së 26-të të Serisë A. Ironikisht, Daniel Maldini, djali i Paolos, kapiteni i rivalit të Milanit për gati 15 vjet dhe nipi i Cesares, një tjetër legjendë e kuqezinjve, shënoi golin e parë

11 Mars 2023, 08:12 Nga DOSJA
TRASHEGIMTARI! Një pinjoll i familjes Maldini ndëshkon Interin...

ITALI - Përballë Spezias, Interi kaloi disa emocione, ku në fund mbeti zhgënjimi i humbjes, pas një takimi zhgënjyes këtë të premte (1-2). Lautaro Martinez, i cili pa penalltinë e tij të devijuar nga Dragowski në fillim të ndeshjes (14’). Portieri polak përsëri e kundërshtoi sulmuesin argjentinas disa minuta më vonë (21’). Spezia ka reaguar duke prekur shtyllën në fund të periodës së parë (42’). 

Përkundër rrjedhës së lojës, ishin vendasit ata që hapën rezultatin pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, falë një prej lojtarëve të tyre, Daniel Maldinit (55’), djali i Paolos, legjenda e rivalit të Milanit, vetë nipi i Cezares, një tjetër legjendë e kuqezinjve, i cili hyri në fushën e lojës në minutën e 46-të duke zëvendësuar Shomurodov. 

Një tjetër ironi e fatit, Lautaro Martinez kishte menduar se më në fund kishte shënuar disa minuta më parë, por goli i tij u anuluar për një pozicion jashtë loje nga Romelu Lukaku (47’).

Sulmuesi belg e kompensoi gabimin e tij duke fituar një penallti në fund të ndeshjes, duke u përpjekur kështu të ngjallte shpresën për një rikthim fitimtar për zikaltrit (83’) teksa barazoi 1-1. Por asgjë nuk kishte përfunduar, Spezia mori kontrollin pak minuta nga fundi dhe falë një penalltie të fundit, të shënuar nga Nzola (87’) arriti të fitonte 2-1 ndeshjen.

Spezia largohen nga zona e kuqe, duke lënë Hellas Veronën, të 18-tën me gjashtë pike më pak. Nga ana e tij, Interi mbetet i dyti, por e ekspozon veten: në rast fitoreje, Lazio Rome mund t'i vjedhin përkohësisht vendin e nënkampionit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll