Sport

Guardiola shmang komentet: “Akuzat ndaj Walker janë një çështje private”...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se akuzat kundër lojtarit Kyle Walker për sjellje të papërshtatshme në një lokal janë një çështje “private”.

11 Mars 2023, 07:27 Nga DOSJA
Guardiola shmang komentet: “Akuzat ndaj Walker janë një

ANGLI - Policia britanike hapi një hetim, pasi akuzat në tabloidin ‘Sun’ publikuan një video që tregonte Walker duke i ulur pantallonat dy herë në një bar në jug të Mançesterit. Incidenti thuhet se ka ndodhur javën e kaluar, një ditë pasi City mundi Newcastle.

"Është një çështje private. Nuk është vendi për të diskutuar çështje private,"- tha trajneri Guardiola sot. Walker i ka mohuar akuzat dhe ka qenë duke u stërvitur normalisht me ekipin këtë javë.

I pyetur për nevojën që lojtarët të jenë të kujdesshëm për veprimet e tyre në publik, Guardiola u përgjigj: "Situata është shumë e ndryshme nga disa vite më parë. Ata e dinë këtë. Kur dilni nga shtëpia, duhet të dini se do të filmoheni, pavarësisht se çfarë bëni. Është pjesë e shoqërisë",- tha Guardiola .

Skuadra e Mançester Sitit, e cila nesër do të vizitojë Crystal Palacen, aktualisht është e dyta në renditjen e Premierligës, pesë pikë prapa Arsenalit të vendit të parë.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll