Sport

Konfirmohet dënimi, Jose Mourinho reagon... me "pranga", si 13 vite më parë!

Trajneri portugez ndau një foto në rrjetet sociale, duke përsëritur gjestin e përdorur në 2010

11 Mars 2023, 07:32 Nga DOSJA

Konfirmohet dënimi, Jose Mourinho reagon... me "pranga", si 13

ITALI - José Mourinho mësoi të premten, nga Gjykata e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit, lënien në fuqi të dënimit të tij me dy ndeshje, që nënkupton faktin se ai nuk do të jetë në pankinën e Romës ndaj Sassuolos dhe Lazios. 

Arsyeja e pezullimit ka të bëjë me fjalët që ‘Special One’ i ka thënë arbitrit të katërt Marco Serra, të ndeshjes me Cremonese, të cilat gjyqtari kryesor i ka shkruar në raport.

Tani, gjesti i përdorur nga trjneri portugez në rrjetet sociale pasi mësoi vendimin, simulon një tjetër gjest ikonik, të kryer më shumë se 13 vite më parë, kur ai ishte në krye të Interit në atë kohë. 

Ditën e sotme, Mourinho ka publikuar në Twitter një foto me duar të kryqëzuara, duke simuluar ‘prangat’. “Faleminderit Adidas, Hublot dhe Matilde Jewellery”,- ka shkruar Mou, në një referencë për sponsorët, duke shfrytëzuar rastin për të reklamuar kompaninë e bizhuterive të vajzës së tij.

Në shkurt 2010, pas një ndeshjeje të diskutueshme Inter-Sampdoria, Mourinho e kishte bërë të famshëm gjestin. Zikaltrit barazuan (0-0) në shtëpi dhe në pjesën e parë ata tashmë po luanin me nëntë lojtarë, si rezultat i përjashtimit të Kordobës dhe Walter Samuelit, të dy për kartona të dyfishtë. Në pjesën e dytë, pas një kartoni të verdhë ndaj Eto'o-s për simulim, Mourinho qeshi dhe simuloi 'prangat' me krahë, për kamerat.

Konfirmohet dënimi, Jose Mourinho reagon... me "pranga", si 13

Trajneri portugez përfundoi, në atë kohë, duke u dënuar me tre ndeshje pezullim dhe 40 mijë euro gjobë, edhe për fyerjen e gjyqtarëve në pjesën e parë, duke mos bërë asnjë koment pas ndeshjes në San Siro. Në fund të sezonit, Interi fitoi kampionatin, Kupën e Italisë dhe Champion League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll