Sport

Skandali i peshëngritjes, 190 milionë lekë për të zhvilluar Kampionatin Kombëtarë në palestrën e një hoteli!

Nuk dihet arsyeja përse një Kampionat Kombëtarë të zhvllohet fshehurazi, larg publikut, që për të thenë të vërtetën nuk është se ka ndonjëe njdekshmëri të madhe, për të most hënë aspak, por gjithësesi, një hap ky trejt një izolimi dhe më të madh të sporit më të paguar dhe mbështetur nga qeveria vitet e fundit.

11 Mars 2023, 10:51 Nga DOSJA

Skandali i peshëngritjes, 190 milionë lekë për të

DURRES - Sporti më i vlerësuar në vendin tonë financiarisht edhe nga Ministria e Sportit në ndarjen e fundit të buxhetit të vitit 2023 ishte peshëngritja me rreth 200 milionë lekë të vjetra.

Skandali i peshëngritjes, 190 milionë lekë për të

Vetëm 24 orë më parë Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka zhvilluar Kampionatin e saj Kombëtar për të rritur larg syve të publikut, në palestrën e nëndheshme të një hoteli në qytetin e Durrësit, duke iu larguar pallateve të sportit të Tiranës, apo edhe të qyteteve të tjera në vend, ku i ka zhvilluar normalisht ky sport, ashtu si edhe të tjera të disiplinave të ngjashme.

Skandali i peshëngritjes, 190 milionë lekë për të

Nuk dihet arsyeja përse një Kampionat Kombëtar të zhvllohet fshehurazi, larg publikut, që për të thenë të vërtetën nuk është se ka ndonjë ndjekshmëri të madhe, për të mos thënë aspak, por gjithsesi, një hap ky drejt një izolimi dhe më të madh të sporit më të paguar dhe mbështetur nga qeveria vitet e fundit.

Skandali i peshëngritjes, 190 milionë lekë për të

Gjithsesi në mungesë të kampionit të botës, Briken Calja dhe pa ndonje konkurence te madhe, për të mos thënë mosmarrëveshjet dhe ndryshimet e rregulloreve për të mbështetur sportistët sipas “qejfit”, peshëngritësi më i mirë doli Erkand Qerimaj, ndërkohë që nuk gjendet askund asnjë rezultat i publikuar për garat e zhvilluara nga federata.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll