Sport

Maska e Gyardiol tashmë ka një pronar të ri pas Botërorit!

Pak para Kupës së Botës, një shoku i skuadrës tek Shtutgarti i theu hundën, ndaj maska ishte e pashmangshme. Dhe nuk ishte çudi që fansat ta thërrisnin me pseudonimet “Zoro” apo “Batman”.

11 Mars 2023, 10:39 Nga DOSJA

Maska e Gyardiol tashmë ka një pronar të ri pas Botërorit!

KROACI - Pas përfundimit të Botërorit në Katar, shumë u shprehën se Josko Guardiol është mbrojtësi më i mirë në botë.

Përfaqësuesi kroat ka konfirmuar se është i klasit botëror edhe pse është vetëm 21 vjeç.

Guardiol luajti shkëlqyeshëm në Katar pavarësisht se kishte veshur një maskë mbrojtëse për fytyrën. Pak para Kupës së Botës, një shoku i skuadrës tek Shtutgarti i theu hundën, ndaj maska ​​ishte e pashmangshme. Dhe nuk ishte çudi që fansat ta thërrisnin me pseudonimet “Zoro” apo “Batman”.

Pas Kupës së Botës, Guardiol hoqi maskën dhe shumë prisnin që ajo të përfundonte si mbeturinë. Megjithatë, nuk ishte kështu.

Maska e Gyardiol tashmë ka një pronar të ri pas Botërorit!

Maska ka përfunduar në kokën e qenit të Zvonkecit, ndërsa foton e ka publikuar motra e tij Franka Guardiol. Vetë futbollisti vendosi ta ndajë duke shkaktuar shumë buzëqeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll