Sport

7 madrilenëve, pas 3 muajve u përfundon kontrata me Realin. E ardhmja në ajër...

Tregu i transferimeve, në mbyllje të sezonit duket mjaft interesant te skuadra madrilene.

10 Mars 2023, 19:32 Nga DOSJA

7 madrilenëve, pas 3 muajve u përfundon kontrata me Realin. E ardhmja

SPANJE - Janë disa lojtarë të cilëve u përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Dhe jo pak. Konkretisht, janë deri në shtatë lojtarëve, ku secili ka një situatë të ndryshme dhe parashikimet e tyre për të ardhmen, janë plotësisht në ajër.

Ndërsa mendohet se kapiteni Benzema mund të rinovojë, për të tjerët ka shumë dyshime. Duke nisur nga mbrojta, duhet përmendur se situata e Nachos është në pikëpyetje. Po kështu edhe Dani Ceballos, i cili ka marrë një rol më të rëndësishëm në skuadër. Nga ana tjetër, Marco Asensio është gjithnjë e më shumë jashtë ekipit.

7 madrilenëve, pas 3 muajve u përfundon kontrata me Realin. E ardhmja

Së fundmi, Toni Kroos dhe Luka Modric. 33-vjeçari gjerman ende nuk ka firmosur për të vazhduar edhe një sezon, ndonëse presidenti Florentino e ka bërë të ditur se ai dëshiron që të vazhdojë. Nga ana tjetër, me Luka Modric, një legjendë e skuadrës, por që gjërat nuk janë aq të qarta për të. Sezoni i ri i transfertave të verës për skuadrën ‘los blancos’ pritet të jenë mjaft i nxehtë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll