Aktualitet

Meteorologu grek bën “lëmsh” Shqipërinë, parashikimi i tij i frikshëm që ngjalli panik

23 Shtator 2019, 09:35 Nga DOSJA
Meteorologu grek bën “lëmsh” Shqipërinë,

GREQI- Një meteorolog grek ka alarmuar të gjithë pas një postimi që ka bërë ai në rrjetin e tij social në Facebook. Sakis Arnaoutoglou në një reagim, ka bërë me dije se parashikimet e motit për Shqipërinë janë shumë shqetësuese dhe kjo solli panik, shkruajnë mediat greke.

Sipas tij do të ketë stuhi të mëdha që vijnë pas tërmeteve, të cilat ishin të fuqishëm. Në reagimin e tij meteorologu ka shkruar: Stuhitë nuk ishin të mjaftueshme, tani shifrat e parashikimit insistojnë gjithashtu në shira të fortë, stuhi katër ditët e ardhshme në Shqipërinë, madje edhe në qendrën dhe veriun e vendit, por edhe në zonat e prekura të tërmeteve të fundit. Le të shpresojmë në parashikimin për kushtet e motit intensiv dhe forcën dhe guximin e mirë për ligjin!

Gjatë ditës së djeshme një sizmolog grek Akis Tselentis deklaronte se në Shqipëri mund të kishte tërmete të fuqishme. Po ashtu mediat përhapën një lajm, duke cituar sizmologun se në orën 23:30 do të kishte një tërmet të fortë me magnitutë 6 ballë. Pas përhapjes së lajmit Kryeministri dhe ministrja e Mbrojtjes e mohuan këtë lajm dhe bënë thirrje për qetësi, por qytetarët dolën në rrugë nga paniku. Po ashtu dy gazetarë u shoqëruan me akuzën se përhapën një lajm të rremë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet earthquake albania sakis arnaoutoglou termet i forte ne shqiperi earthquake albania sakis arnaoutoglou termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll