Bota

ALARMI- Mbi 1300 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe, anija po fut ujë! Ka gra edhe fëmijë

Operacionet vazhdojnë edhe në orët në vijim me përdorimin e një avioni ATR 42, një Nave Corsi dhe një Nave Visalli të Rojës Bregdetare.

10 Mars 2023, 16:33 Nga k.m.
ALARMI- Mbi 1300 emigrantë rrezikojnë të mbyten në Mesdhe,
Foto ilustruese

ITALI- Roja Bregdetare italiane po ndërhyn për të shpëtuar rreth 1300 persona në varka që po përpiqen të arrijnë në Itali. Alarmi i kuq është dhënë dhe aktualisht 3 varka patrullimi po operojnë rreth 70 milje në jug të Crotones për të shpëtuar një varkë me rreth 500 emigrantë në bord, ndërkohë që 3 anije të tjera patrullimi - po ofrojnë ndihmë për dy varka të tjera me një total prej rreth 800 emigrantësh në bord. Operacionet vazhdojnë edhe në orët në vijim me përdorimin e një avioni ATR 42, një Nave Corsi dhe një Nave Visalli të Rojës Bregdetare.

Në bordin e peshkarexhës ka një "situatë rreziku serioz", thotë kreu i misionit të Mediterranea Saving Humans, duke nënvizuar se "ndërmjet orës 9 dhe 10 të mëngjesit të sotëm, avioni Frontex Eagle 1 fluturoi mbi pozicionin e anijes dhe një helikopter i Marinës amerikane nënvizuan të njëjtin rrezik". Mediterranea kërkon që të nisë menjëherë një operacion shpëtimi.

Ndërkohë që u gjet trupi i një tjetër viktime të mitur të mbytjes së anijes së ngarkuar me emigrantë që ndodhi më 26 shkurt në Steccato di Cutro. Bëhet fjalë për një djalë rreth gjashtë vjeç, i cili ishte shtrirë në breg, ku e kishte sjellë deti. Trupi i pajetë është gjetur nga disa qytetarë, të cilët lajmëruan rojet bregdetare. I mituri u bë viktima e 73-të e konfirmuar e mbytjes së anijes, por i 29-i i mitur.tyre".

itali anija ne itali

Sondazh

Poll