Bota

Macron takim me Sunak: Franca dhe Britani do bëjmë të pamundurën për t’i dhënë fund luftës

Macron ka deklaruar se Franca dhe Britania do të ndihmojnë në përfundimin e luftës krahë ukrainasve në mënyrë që konflikti të mos përhapet në vende të tjera të botës.

10 Mars 2023, 15:38 Nga a.l
Macron takim me Sunak: Franca dhe Britani do bëjmë të
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Rishi Sunak po mbajnë një konferencë për shtyp. Macron ka deklaruar se Franca dhe Britania do të ndihmojnë në përfundimin e luftës krahë ukrainasve në mënyrë që konflikti të mos përhapet në vende të tjera të botës, shkruan The Guardian. 

"Ne dëshirojmë të ndërtojmë kushtet e sigurisë evropiane të së nesërmes, të kemi një kuadër ligjor të mirëfilltë për mbrojtjen kundër raketave", tha ai. 

Ai shton se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të punojnë në ndërveprimin e sistemeve të ardhshme, duke përfshirë zotërimin e shtratit të detit dhe armët e drejtuara nga energjia, ndërtimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike dhe një ambicie për të punuar së bashku në raketat e ardhshme të lundrimit.

emmanuel macron

Sondazh

Poll