Bota

NYT: Zyra e Prokurorisë së Nju Jorkut do ngrejë padi për Trump

Prokurorët i kanë ofruar manjatit një shans për të dëshmuar përpara një jurie të madhe javën e ardhshme, një shenjë e qartë se ngritja e një aktakuze ndaj tij është shumë e afërt.

10 Mars 2023, 16:09 Nga k.m.
NYT: Zyra e Prokurorisë së Nju Jorkut do ngrejë padi për
Donald Trump

SHBA- Zyra e Prokurorit të Qarkut të Manhatanit paralajmëroi së fundmi avokatët e Donald Trump se ish-presidenti përballet me akuza penale për rolin e tij në pagesat sekrete ndaj një ylli të fillmave për të rritur. Lajmi u raportua nga katër burime të ndryshe të New York Times.

Prokurorët i kanë ofruar manjatit një shans për të dëshmuar përpara një jurie të madhe javën e ardhshme, një shenjë e qartë se ngritja e një aktakuze ndaj tij është shumë e afërt. Deri më tani mendohet se Trump nuk ka gjasa të pranojë të dëshmojë, por nëse ai akuzohet, kjo do të ishte e para herë për një ish-president, por mund të "minonte" kandidimin e tij për presidencën sërish në 2024.

 

donald trump

Sondazh

Poll