Bota

Alarm në brigjet e Siçilisë/ Rreth 500 emigrantë rrezikojnë të mbyten, linja telefonike: Mos humbni kohë, dërgoni ndihmë

Organizata 'Alarm Phone' përmes një postimi në rrjete sociale 'Twitter' e cila operon si një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det njoftoi se ka infromuar autoritetet përgjëgjëse për të ndërhyrë sa më shpejt. 

10 Mars 2023, 15:58 Nga a.l
Alarm në brigjet e Siçilisë/ Rreth 500 emigrantë
Emigrantë

ITALI- Rreth 500 emigrantë rrezikojnë të mbyten në brigjet e Siçilisë nga ku kanë ngritur alarmin 'SOS' për të kërkuar ndihmë. Organizata 'Alarm Phone' përmes një postimi në rrjete sociale 'Twitter' e cila operon si një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det njoftoi se ka infromuar autoritetet përgjëgjëse për të ndërhyrë sa më shpejt, shkruan media italiane. 

 “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë!”- ishte alarmi për autoritetet.

Anija është nisur nga Libia për në jug të Siçilisë, ndërsa u pikas në det nga një avion Frontex. Aftësitë e Italisë në shpëtimin e emigrantëve në det u vunë nën dyshim pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

emigrante ne itali

Sondazh

Poll