Bota

Kërcënohet Presidenti i Malit të Zi dhe kandidatja për ti zënë vendin: Do iu lija të shtrirë në pellg gjaku

Nga i njëjti profil, kërcënime janë dërguar edhe për deputeten dhe kandidaten për president të Malit të Zi Draginja Vuksanoviç Stankoviç.

10 Mars 2023, 15:18 Nga I.A
 
Kërcënohet Presidenti i Malit të Zi dhe kandidatja për ti
Milo Gjukanoviç

MALI I ZI- Presidenti malazez Milo Gjukanoviç dhe zonja e parë Lidija kanë marrë kërcënime të shumta ditën e sotme. Vijesti shkruan se Prokuroria Themelore e Shtetit ka lëshuar urdhër që të kontrollohet se kush e kërcënoi Presidentin e Malit të Zi dhe zonjën e parë, nga llogaria në Twitter.

Kërcënimet, që e lidhin fatin e Gjukanoviçit me atë të diktatorit italian, Benito Mussolini, u dërguan nga një llogari me emrin Boris Jankoviç. Postimi u shoqërua me një fotografi të ekzekutimit të Mussolinit. Nga ai profil janë dërguar kërcënime ndaj deputetes dhe kandidates për presidente të Malit të Zi Draginja Vuksanoviç Stankoviç, e cila ka denoncuar në polici.

“Këtu le të themi Draginja Vuksanoviç Stankoviç, po ta takoja diku në rrugë, pa asnjë sekondë, do ta godas dhe do ta lija të shtrirë në një pellg gjaku, nuk do t'i shtrija kurrë dorën një gruaje. Do ta vrisja për shkak të shumë deklaratave të liga,” thuhet në mesazh.

milo gjukanoviç boris jankoviç draginja vuksanoviç stankoviç

Sondazh

Poll