Bota

Kryeministrja e Finlandës vizitë në Kiev, takohet me presidenti ukrainas Zelenskyy

Zelenskky e vlerësoi Marin si një mik të vërtetë të Ukrainës dhe një mbrojtës të një Evrope të lirë. Udhëheqësit morën pjesë në një shërbim përkujtimor për Dmytro Kotsiubailo, një ushtarak ukrainas i njohur si "Da Vinci" i vrarë në luftime në vijën e frontit në Bakhmut.

10 Mars 2023, 16:14 Nga a.l
Kryeministrja e Finlandës vizitë në Kiev, takohet me presidenti
Sanna Marin

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar sot një takim me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Kiev. Udhëheqësit morën pjesë në një shërbim përkujtimor për Dmytro Kotsiubailo, një ushtarak ukrainas i njohur si "Da Vinci" i vrarë në luftime në vijën e frontit në Bakhmut, shkruajnë mediat e huaja. 

Ne nderuam kujtimin e mbrojtësve që dhanë jetën për Ukrainën. Është shumë e rëndësishme që Sanna Marin dhe unë të respektojmë njëlloj heroizmin e luftëtarëve tanë që mbrojnë lirinë në vendin tonë dhe në mbarë botën me çmimin e jetës së tyre”, shkroi Zelenskyy në Telegram.

Zelenskky e vlerësoi Marin si një mik të vërtetë të Ukrainës dhe një mbrojtës të një Evrope të lirë.

"Faleminderit për vizitën tuaj, partneritetin tonë të përzemërt dhe mbështetjen e fortë të Finlandës!" tha ai.

Finlanda njoftoi rreth 29 milionë euro në ndihmë humanitare dhe fonde zhvillimi për Ukrainën, për të ndihmuar në riparimin e disa dëmeve të shkaktuara nga lufta e agresionit të Rusisë. Rreth 15 milionë euro do të shkojnë për ndihma humanitare dhe 14 milionë euro do të shpenzohen për financimin e zhvillimit. Paratë do të shkojnë për projektet arsimore dhe mjedisore, si dhe masat e sigurisë nga rrezatimi. 

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll