Bota

Aksident i 'frikshëm' në SHBA/ Treni i mallrave del nga shinat dhe përfundon në lumë, plagosen 3 persona

Lokomotiva kryesore mbante tre anëtarë të ekuipazhit, një konduktor, një inxhinier dhe një inxhinier praktikant.

10 Mars 2023, 15:29 Nga a.l
Aksident i 'frikshëm' në SHBA/ Treni i mallrave del nga
Treni në SHBA

SHBA- Një aksident i rëndëështë shënuar ditën e sotme në SHBA. Mediat e huaja raportojnë se një tren me mallra ka dalë nga shinat, e për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur. Nafta është derdhur në lumë dhe lokomotiva ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:51 të mëngjesit. Treni CSX goditi një masiv guri në Sandstone, Virxhinia Perëndimore dhe ka dalë nga shinat. 

Lokomotiva kryesore mbante tre anëtarë të ekuipazhit, një konduktor, një inxhinier dhe një inxhinier praktikant. Lokomotiva mori flakë, por të tre anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. 

aksident në shba

Sondazh

Poll