Bota

Në 'luftë' për pushtet me Ministrinë e Mbrojtjes, grupi 'Wagner' njofton hapjen e qendrave të rekrutimit në 42 qytete ruse

Wagner ka udhëhequr ofensivën kundër qyteteve në Ukrainën lindore, duke përfshirë Bakhmutin, në atë që është bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e pushtimit njëvjeçar të Rusisë.

10 Mars 2023, 16:25 Nga a.l
Në 'luftë'  për pushtet me Ministrinë e Mbrojtjes,
Grupi Wagner

UKRAINË- Kreu i grupit mercenar rus Wagner, i cili është përfshirë në një luftë për pushtet me ministrinë e mbrojtjes, njoftoi të premten hapjen e qendrave të rekrutimit në dhjetëra qytete, shkruajnë mediat e huaja. 

Qendrat e rekrutimit për PMC Wagner janë hapur në 42 qytete ruse. Pavarësisht rezistencës kolosale të forcave të armatosura të Ukrainës, ne do të ecim përpara,” tha Yevgeny Prigozhin në një deklaratë.

Wagner ka udhëhequr ofensivën kundër qyteteve në Ukrainën lindore, duke përfshirë Bakhmutin, në atë që është bërë beteja më e gjatë dhe më e përgjakshme e pushtimit njëvjeçar të Rusisë. Të dyja palët kanë pësuar humbje të mëdha rreth Bakhmutit.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll