Bota

Haradinaj takohet me Lajçak: Marrëveshja evropiane është me interes kombëtar

Haradinaj tha se Lajçak e ka informuar për procesin e arritur deri më tani në dialog, derisa ai ia ka shprehur mbështetjen që partia e tij ka ndaj kësaj marrëveshje.

10 Mars 2023, 15:18 Nga I.A
Haradinaj takohet me Lajçak: Marrëveshja evropiane është
Ramush Haradinaj dhe Miroslav Lajçak

KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për diskutimet e zhvilluara pas takimit që pati me emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Haradinaj tha se Lajçak e ka informuar për procesin e arritur deri më tani në dialog, derisa ai ia ka shprehur mbështetjen që partia e tij ka ndaj kësaj marrëveshje.

“I kënaqur që sot në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me kolegë pritëm në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajčak dhe ekipin e tij, të cilët na informuan në hollësi për progresin e arritur deri më tash në përfundimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së tha se ka vlerësuar rolin e BE-së  dhe SHBA-së në negociatat Kosovë-Serbi.

“Shpreha vlerësimin tim për unitetin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në mbështetje të kësaj marrëveshje. E vlerësova lart angazhimin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në funksion të arritjes së marrëveshjes, rol i cili është jetik në zbatimin e saj. Për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës kjo marrëveshje është me interes nacional, pasi që e siguron rrugëtimin tonë të qëndrueshëm drejt integrimeve euroatlantike”, tha ai.

ramush haradinaj miroslav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll