Politike

Ndalimi i gazetarëve për tërmetin fals, Balla: Shkaktuan panik, dënimi deri në 5 vite burg

23 Shtator 2019, 06:48 Nga DOSJA
Ndalimi i gazetarëve për tërmetin fals, Balla: Shkaktuan panik,

Tiranë- Për publikimin e lajmit të rremë se Tirana do të goditej mbrëmjen e djeshme nga një tërmet 6 ballësh ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai është shprehur se përhapja e njoftimeve të qëllimshme, të rreme për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burgim.

“Parashikimi i tërmetit është i pamundur. Përhapja e njoftimeve të qëllimshme, të rreme për të shkaktuar panik, është vepër penale dhe dënohet deri në 5 vite burgim!”, shkruan Balla duke bashkëngjitur edhe postimin e agjencisë me të madhe sizmologjike që bën thirrje për qetësi pasi lajmet për parashikime tërmetesh jane të rreme.

Policia e Tiranës shoqëroi mbërmë dy gazetarë, të cilët  publikuar lajmin së një tërmet i fortë do të trondiste Shqipërinë në orën 23:30 të mbrëmjes së sotme, lajm i cili rezultoi fals. Bëhet fjalë për gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica të “Shekullit”.

Një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë dy ditë më parë. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale janë të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike taulant balla termeti i forte ne shqiperi taulant balla termeti i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll