Politike

Veliaj: Do të vlerësohen 42 pallatet e dëmtuara, fond për menaxhimin e rasteve

22 Shtator 2019, 12:32 Nga DOSJA
Veliaj: Do të vlerësohen 42 pallatet e dëmtuara, fond për

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se në kryeqytet kishte 42 pallate me çarje fuge, që do të analizohen nga inxhinierët, nëse ka nevojë për ndërhyrje. Veliaj u shpreh se do të caktohet një buxhet për menaxhimin e rasteve të Tiranës dhe fond solidariteti. 

Kemi pas 42 pallate që kanë pasur këtë çështjen e hapjes së fugës dhe kemi bërë një raportim të detajuar, në mënyrë që inxhinierët më pas të bëjnë një vlerësim nëse ka nevojë për ndërhyrje strukturore, ose jo. Në fshat paraqitet situata pak më e vështirë, kryesisht në Pezë dhe Ndroq. Kemi rreth 70 shtëpi me dëmtime serioze, kryesisht shtëpi të vjetra të ndërtuara me gurë, të cilat duhet t’i konceptojmë nga e para dhe t’i bëjmë nga e para”, tha Veliaj.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me Prefektët dhe Emergjencat Civile dhe një me ministrat deputetët dhe krerët e bashkive. Rama në këto takime ka kërkuar që të gjitha strukturat të shpërndahen në terren dhe të takohen të gjithë njerëzit e prekur nga tërmeti. Kreu i qeverisë u kërkoi të tijëve që të nisnin dhe me verifikimin e dëmeve.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demet e termetit earthquake albania erion veliaj termet i forte ne shqiperi demet e termetit earthquake albania erion veliaj termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll