Politike

Tërmeti shkundi Shqipërinë, Xhaçka apel qytetarëve: Ndihmoni të prekurit, ja llogaria bankare

22 Shtator 2019, 14:21 Nga DOSJA
Tërmeti shkundi Shqipërinë, Xhaçka apel qytetarëve:

TIRANË– Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka kërkuar solidarizimin e shqiptarëve me personat e prekur nga tërmeti.

Me anë të një postimi në Facebook, Xhaçka shkruan se Ministria e Mbrojtjes ka vënë në dispozicion edhe një numër llogarie bankare, paratë e së cilës do të shkojnë për të prekurit e tërmetit.

“Në këtë periudhë të vështirë duhet angazhim dhe solidaritet nga të gjithë dhe për këtë kemi vënë në dispozicion llogari bankare për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti,“-shkruan Olta Xhaçka.

Postimi i plotë:

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Shqipërinë mesditën e djeshme. Tërmeti me magnitudë 5.8 kishte epiqendër qytetin e Durrësit, por është ndjerë në të gjithë Shqipërinë. Pas kësaj lëkundje të fortë, pati dhe tronditje të tjera më të vogla. Dëmet materiale ishin të shumta, pasi numërohen qindra banesa të dëmtuara. Po ashtu mësohet se janë dhe rreth 60 të plagosur. Një tërmet i tillë, ka rënë për herë të fundit 30 vite më parë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olta xhacka termet i forte ne shqiperi olta xhacka termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll