Bota

Zgjedhjet në Veri të Kosovës, KQZ: Është në vullnetin e lirë të subjekteve që të marrin pjesë ose jo

Ai njoftoi se sot KQZ ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvende komunale.

9 Mars 2023, 15:12 Nga I.A
Zgjedhjet në Veri të Kosovës, KQZ: Është në
Valmir Elezi

KOSOVË- Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet në Veri që pritet të mbahen më 23 prill. Për këtë, në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një process zgjedhor.

Ai njoftoi se sot KQZ ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvende komunale.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke filluar nga sot, ka nisur zbatimin e planit operacional për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave dhe për dy kuvendet komunale. KQZ-ja, si çdo herë tjetër, mbetet e përkushtuar për të përmbushur detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Është në vullnetin e lirë të subjekteve politike që të marrin pjesë ose jo në një proces zgjedhor”, tha Elezi.

valmir elezi zgjedhjet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll