Bota

U rrëmbye dhe u vra 11 vite më parë/ Ende asnjë gjurmë nga trupi i 26-vjeçarit grek, si qëndron e vërteta e kafkës me shenjën e plumbit

Rezultatet e ADN-së do të tregojnë në mënyrë përfundimtare nëse zbulimi i tmerrshëm lidhet apo jo me rastin.

9 Mars 2023, 14:41 Nga a.l
U rrëmbye dhe u vra 11 vite më parë/ Ende asnjë gjurmë
Marios Papgeorgious

GREQI- Kafka e gjetur pranë Dervenochories duket se nuk i përket fatkeqit Marios Papageorgiou, i cili u rrëmbye dhe u vra në gusht të vitit 2012 në moshën 26-vjeçare. Ky informacion vjen nga hulumtimi i deritanishëm i ekspertëve antropologë të Laboratorit të Forenzikës dhe Toksikologjisë të Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Athinës.

Vrimat në kafkë nuk janë nga një plumb, por nga operacioni i mëparshëm. Mediat greke raportojnë se, përsa i përket moshës, ekspertët flasin për një mashkull 40-50 vjeç.

Përgjigjet përfundimtare për identitetin e personit të cilit i përkiste kafka do të jepen nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore të Policisë Helenike me anë të testit të ADN-së. Rezultatet e ADN-së do të tregojnë në mënyrë përfundimtare nëse zbulimi i tmerrshëm lidhet apo jo me rastin. Në rast se, në fund, mostra gjenetike nuk identifikohet, ajo do të futet në bazën kombëtare të të dhënave të personave të zhdukur për një kryqëzim të mundshëm me raste të tjera të personave të zhdukur.

marios papageorgiou

Sondazh

Poll