Bota

Përplasje me armë zjarri në Bregun Perëndimor, forcat speciale izraelite vrasin 3 palestinezë dhe 1 të mitur

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre burrat që u qëlluan për vdekje mëngjesin e kësaj të enjteje u identifikuan si Ahmad Fashafsheh, 22 vjeç, Sufian Fakhouri, 26 vjeç dhe Nayef Malaysheh, 25 vjeç.

9 Mars 2023, 13:31 Nga a.l
Përplasje me armë zjarri në Bregun Perëndimor, forcat
Sulm me armë zjarri në Bregun Perëndimor

PALESTINË- Përplasje më armë zjarri mes izraelitëve dhe palestinezëve është raportuar në Jeni në Bregun Perëndimor. Mediat e huaja raportojnë se forcat izraelite kanë vrarë 3 palestinezë. 

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se tre burrat që u qëlluan për vdekje mëngjesin e kësaj të enjteje u identifikuan si Ahmad Fashafsheh, 22 vjeç, Sufian Fakhouri, 26 vjeç dhe Nayef Malaysheh, 25 vjeç. Një person i katërt, 14-vjeçari ëalid Nassar gjithashtu ndërroi jetë si pasojë e plagëve të mara pasi u qëllua nga ushtria izraelite të martën.

Fashafsheh, Fakhouri dhe Malaysheh u qëlluan për vdekje brenda një makine në fshatin Jaba, në jug të Jeninit, në atë që është përshkruar nga palestinezët si një "ekzekutim". Forcat speciale izraelite, duke përfshirë njësi të fshehta me veshje civile, bastisën Jaba në orën 6 të mëngjesit.  Mediat lokale raportuan se pasoi një shkëmbim zjarri mes luftëtarëve palestinezë dhe forcave izraelite. Autoritetet izraelite thanë në një deklaratë se operacioni, i cili përfshinte policinë kufitare, ushtrinë dhe inteligjencën, kishte për qëllim "arrestimin e personave të kërkuar në bazë të disa operacioneve të të shtënave" që synonin ushtrinë izraelite.

perplasjet izrael-palestine

Sondazh

Poll