Bota

Shembet miniera në Spanjë, 3 punëtorë bllokohen në rrënoja

Sipas zjarrfikësve, shembja ndodhi në një thellësi prej 900 metrash.

9 Mars 2023, 13:25 Nga a.l
Shembet miniera në Spanjë, 3 punëtorë bllokohen në
Miniera në Spanjë

SPANJË- Një aksident me pasojë vdekjen e disa punëtorëve është raportuar në Spanjë. Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në verilidnje të vendit, ku një minierë është shembur e për pasojë 3 persona janë bllokuar nënë rrënojat e ndërtesës së shkatërruar. 

Sipas zjarrfikësve, shembja ndodhi në një thellësi prej 900 metrash. Miniera operohet nga kompania Iberpotash dhe në pronësi të ICL Group me bazë në Tel Aviv. Rreth 20,000 njerëz punojnë në sektorin e minierave të Spanjës, sipas statistikave të Ministrisë së Energjisë, një shifër që është përgjysmuar në dy dekadat e fundit. Midis 2016 dhe 2021, viti i fundit për të cilin ishin të disponueshme statistikat, mesatarisht katër punëtorë vdisnin çdo vit në sektorin e minierave të Spanjës.

aksident ne spanje

Sondazh

Poll