Bota

"Dita e Rezistencës Kundër Diktaturës", izrealitët protestojnë kundër planit të qeverisë për reformat në gjyqësor

Protestat ishin planifikuar për të bllokuar autostradat që të çojnë në aeroportin kryesor ndërkombëtar të "Izraelit" përpara nisjes së Netanyahu në Romë për një vizitë shtetërore, ndërsa Ben-Gvir u zotua të parandalonte trazirat.

9 Mars 2023, 13:39 Nga a.l
"Dita e Rezistencës Kundër Diktaturës", izrealitët
Protestë në Izrael

IZRAEL- Nën titullin "Dita e Rezistencës Kundër Diktaturës", protestuesit izraelitë kanë bllokuar disa rrugë nëpër "Tel Aviv". Mediat e huaja raportojnë se rezervistët e Forcave pushtuese izraelite (IOF) kanë bllokuar hyrjen e ndërtesave të "Kohelet Forum", një institut kërkimor që mbështet reformat gjyqësore të kryeministrit Benjamin Netanyahu, në Al-Quds të pushtuar.

Nën mbikëqyrjen e ministrit të policisë Itamar Ben-Gvir, policia është vendosur në të gjithë territoret e pushtuara, ndërsa Ben-Gvir mban një seancë për të vlerësuar situatën me Inspektorin e Përgjithshëm të Policisë, gjeneralin Yaakov Shabtai. Protestat ishin planifikuar për të bllokuar autostradat që të çojnë në aeroportin kryesor ndërkombëtar të "Izraelit" përpara nisjes së Netanyahu në Romë për një vizitë shtetërore, ndërsa Ben-Gvir u zotua të parandalonte trazirat.

Pas mbërritjes në Ben Gurion, ministri i policisë Ben-Gvir tha se "Anarkia nuk duhet të lejohet, kjo është direktiva ime për policinë". Ish-ministri izraelit i Sigurisë, Benny Gantz, i dërgoi një letër këshilltarit gjyqësor të qeverisë, duke kërkuar që Ben-Gvir të ndalohej të jepte urdhra për shefat e policisë dhe t'i ndalohej hyrja në dhomën e komandës së policisë.

proteste ne izrael

Sondazh

Poll