Bota

Tritol në makinë/ Transnistria akuza Ukrainës: Tentuan të vrasin liderin tonë

Rajoni separatist i Transnistrisë i shkëputur nga Moldavia ka pretenduar se ka parandaluar një sulm terrorist kundër zyrtarëve të saj e cila është urdhëruar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. 

9 Mars 2023, 13:52 Nga a.l

Tritol në makinë/ Transnistria akuza Ukrainës: Tentuan të

MOLDAVI- Rajoni separatist i Transnistrisë i shkëputur nga Moldavia ka pretenduar se ka parandaluar një sulm terrorist kundër zyrtarëve të saj e cila është urdhëruar nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. 

"Ministria e Sigurisë Shtetërore e Republikës së Moldavisë Pridnestroviane pretendon se një sulm terrorist është parandaluar. Krimi, me udhëzimet e Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, po përgatitej kundër një numri të zyrtarëve të Republikës së Moldavisë Pridnestroviane. Të dyshuarit janë arrestuar. Ata po pranojnë", thuhet në deklaratë.

Anatoly Guretsky, një prokuror për "Republikën Pridnestroviane Moldaviane" pretendoi se qëllimi ishte largimi i zyrtarëve të lartë të shtetit, shkruajnë mediat e huaja. 

"Akti terrorist do të kryhej në pjesën qendrore të Tiraspolit [kryeqyteti i Transnistrisë – red.], në një vend ku pritej një turmë e madhe qytetarësh," tha Guretsky.

Raportohet se një makinë e parkuar me eksploziv është tentuar të shpërthejë kur po kalonin zyrtarët e Transnistrias. Makina dyshohet se përmbante 8 kg heksogen, si dhe vida dhe tela. Më 23 shkurt, Ministria ruse e Mbrojtjes përhapi informacion të rremë se forcat ukrainase po planifikonin të organizonin një provokim të armatosur në Transnistria në të ardhmen e afërt. Autoritetet moldave dhe ukrainase e mohuan këtë.

moldavia

Sondazh

Poll