Bota

"Më dhimbte trupi, më ishte ‘shqyer’ barku"/ Rrëfim rrëqethës i ish-marinsit amerikan në Afganistan: Ende i shoh fytyrat e njerëzve që s'mundëm t’i shpëtonim

Ushtarë dhe veteranë të tjerë amerikanë u thanë gjithashtu anëtarëve të komisionit të Kongresit se si ndikoi tërheqja në shëndetin e tyre mendor.

9 Mars 2023, 14:51 Nga a.l
"Më dhimbte trupi, më ishte ‘shqyer’ barku"/
Tyler Vargas-Andrews

SHBA- Një ish-marins amerikan i plagosur rëndë në Afganistan e përshkroi tërheqjen e vitit 2021 si një katastrofë në dëshminë para Kongresit. Tyler Vargas-Andrews foli në fillimin e një serie seancash të udhëhequra nga republikanët, që synonin të shqyrtonin mënyrën se si administrata Biden e trajtoi tërheqjen. Ai detajoi periudhën e kaosit dhe të papërgatitjes që pasoi në ditët pasi talebanët pushtuan Kabulin, kryeqytetin. Dëshmitarë të tjerë para Kongresit folën për traumën dhe moralin që pasoi. 25-vjeçari ishte pjesë e personelit ushtarak amerikan të ngarkuar me mbrojtjen e aeroportit të Kabulit më 26 gusht 2021, kur dy kamikazë sulmuan një grup afganësh që përpiqeshin të largoheshin nga talebanët gjatë evakuimit nga SHBA. 13 ushtarë amerikanë dhe 170 civilë afganë vdiqën në sulm. Gjatë seancës, rreshteri Vargas-Andrews deklaroi gjithashtu se ai dhe një tjetër marinar amerikan morën informacione për bombardimin përpara se të ndodhte dhe se ai e pa të dyshuarin në turmë. Ai shtoi se i ka paralajmëruar eprorët dhe ka kërkuar leje për të vepruar, por nuk e ka marrë kurrë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ata thjesht na injoruan," i tha ai Kongresit.

Shpërthimi e hodhi nga toka dhe kur hapi sytë pa se disa nga shokët e tij ishin të vdekur ose të shtrirë pranë tij pa ndjenja, tha ai në një dëshmi emocionuese.

“Më dhimbte trupi. Më ishte ‘shqyer’ barku. Çdo centimetër i trupit tim të ekspozuar ishte i mbushur me copëza”, tha ai.

Tërheqja ishte, siç e përshkroi ai, një "katastrofë".

Mungesa e pafalshme e përgjegjësisë dhe neglizhenca”, shtoi ai.

Ende i shoh fytyrat e njerëzve që nuk mundëm t’i shpëtonim, të cilët i lamë pas”, vazhdoi ai gjatë dëshmisë së tij.

Ushtarë dhe veteranë të tjerë amerikanë u thanë gjithashtu anëtarëve të komisionit të Kongresit se si ndikoi tërheqja në shëndetin e tyre mendor.

tyler vargas-andrews

Sondazh

Poll