Bota

Gjysmë ton kokainë nga Mali i Zi kapet në Serbi, e kishin fshehur brenda 'tankut' me naftë

Policia serbe arrestoi M.Đ. nga Loznica, i cili ka një kompani të regjistruar në Danilovgrad, ndërsa kokaina që në treg do të kapte vlerën e 1 milionë dollarëve, është sekuestruar.

9 Mars 2023, 13:30 Nga k.m.
Gjysmë ton kokainë nga Mali i Zi kapet në Serbi, e kishin fshehur
Foto ilustruese

PODGORICË- Gati gjysmë ton kokainë e ardhur nga Mali i Zi është sekuestruar në Gostun të Serbisë. Lënda narkotike është gjetur brenda tankut të naftës së kompaninë "Royal Šped", selia e së cilës është në Bandići. Policia serbe arrestoi Miroslav Gjuriç, nga Loznica, i cili ka një kompani të regjistruar në Danilovgrad, ndërsa kokaina që në treg do të kapte vlerën e 1 milionë dollarëve, është sekuestruar.

Aktualisht po kryhen kontrolle operative dhe është marrë cisterna për peshimin e saktë të ngarkesës së drogës, pasi sasia aktuale është vetëm e përafërsuar./Vijesti

kokaine

Sondazh

Poll