Liga Unike e koshit "ngre" flamurin në Vlorë
TIRANE - Në kuadrin e 100-vjetorit të klubit shumësportësh, Flamurtari i qytetit të Vlorës, në bashkëpunim me Bashkin&...
Në një intervistë për median gjermane Sport-Bild të mërkurën, Franck Ribery zbulon synimin e tij për t'u bërë trajner. Ish-lojtari i kombëtares franceze aktualisht mban postin e zv.trajnerit të Salernitanas.

ITALI - Që kur shpalli fundin e karrierës tetorin e kaluar, Franck Ribery kishte refuzuar çdo kërkesë për intervistë. Këtë të mërkurë, ish-anësori i majtë i Bayern Munichut (2007-2019) theu heshtjen duke dhënë një intervistë të gjatë për të përjavshmen gjermane Sport-Bild. Që në fillim, ai zbuloi synimin e tij për t'u bërë trajner, ndërkohë që aktualisht zë pozicionin e zv.trajnerit te Salernitana, përkrah ish-lojtarit të Bordo, Paulo Sousa.
“Të bëhem numër një? Po, ky është qëllimi im,- shpjegoi Ribery. - Aktualisht jam duke u përgatitur për t'u diplomuar. Marrja e postit të trajnerit do të më lejojë të rizbuloj këtë adrenalinë dhe këtë presion, që shoqëron stërvitjet dhe ndeshjet e përditshme. Unë nuk mund të jetoj pa të. Më duhet që të jem i lumtur”.
Ai gjithashtu vlerësoi sulmuesin Kingsley Coman, pasardhësin e tij në Bavari. “King tani po e shfrytëzon plotësisht potencialin e tij me pjekuri të madhe. Ai e kapërcen ekipin e tij dhe vazhdon të japë shfaqje të klasit botëror. Ai pësoi shumë kritika, pas penalltisë së humbur në finalen e Botërorit, por e harroi shpejt këtë episod, sepse është i fortë mendërisht”.

Ish-lojtari i kombëtares franceze (81 ndeshje - 16 gola) vlerësoi gjithashtu Kylian Mbappé. “Sot, Mbappé është programuar të bëhet pasardhësi i Lionel Messit në shkallë globale. Ai është plot freski, energji dhe është gjithmonë i uritur. Ai do të jetë rreziku kryesor për Bayernin.
Së fundi, Ribery përmendi rastin Zinedine Zidane. “Unë e njoh mirë Zizun. Unë nuk e shoh atë të marrë frenat e një klubi, në një vend gjuhën e të cilit ai nuk e flet. Kjo është arsyeja pse e kam të vështirë të imagjinoj ta shoh atë te Bayern, përveç nëse ai dëshiron të mësojë gjermanisht.”
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Në kuadrin e 100-vjetorit të klubit shumësportësh, Flamurtari i qytetit të Vlorës, në bashkëpunim me Bashkin&...
DUBAI - Joana Sanz po kalon një moment delikat pas gjithçkaje që po ndodh me bashkëshortin e saj Dani Alves, i akuzuar p&...
GJERMANI - Është koha për t'u kthyer prapa dhe për të bërë gjithçka mbrapsht, gjë që ndonjëherë nu...
GJERMANI - Pavarësisht humbjes së saj në Parc des Princes në ndeshjen e parë (0-1) të fazës eliminatore të Champions Lea...
ANGLI - Kamerat televizive e kanë fiksuar mjaft qartë episodin. Një moment interesant ka ndodhur në fundin e ndeshjes ndaj Borussia Dortmu...
Arkivoli me eshtrat e "Mbretit" Pelé ka udhëtuar në rrugët e Santos në një procesion funerali BRAZIL - "Mbreti" Pelé...
ANGLI - Kyle Walker, mbrojtësi i Manchester Cityt, i cili është edhe një lojtar i kombëtares angleze, mund të përballet ...
ARGJENTINE - Jeta e përditshme në Argjentinë ka ndryshuar, pasi Kupa e Botës u fitua nga kombëtarja e këtij vendi dhe t&...
SPANJE - Xavi Hernández e pranon se të jesh trajner te Barcelona është shumë e ndërlikuar, por ai dëshiron të vazhdoj&...
ANGLI - Të martën në mbrëmje janë luajtur dy ndeshjet e para të kthimit të raundit të 1/16-ave të Champions Leagu...