Bota

Joe Biden i kërkon Trump-it të bëjë publike bisedën telefonike me Presidentin ukrainas

22 Shtator 2019, 14:25 Nga DOSJA
Joe Biden i kërkon Trump-it të bëjë publike bisedën

SHBA- Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë presion presidentit të Ukrainës, që ai të hetojë mbi çështjen e Joe Biden, një prej rivalëve më të mëdhenj politkë.

Nga mediat e huaja është mësuar se telefonata është zhvilluar gjatë muajit korrik, e që më pas kjo bisedë ka ngjalur debat.

Mësohet që të jetë folur për republikanët të cilët janë kundër Biden, prandaj dhe e sulmojnë atë sepse kryeson në garën demokrate për të sfiduar presidentin Trump në zgjedhjet presidenciale të 2020.

Ka qenë Biden ai që ka këkuar prej Presidentit Trump që të zbardhë bisedën telefonike me Presidentin Ukrainas, Volodimir Zelenski që zhvilloi gjatë muajit korrik, ku sipas mediave të huaja Trump i ka kërkuar Zelenskit të hetojë mbi  djalin e Biden.

Arsyeja e këtij hetimi është biznesi që ai ka hapur në Ukrainë, prandaj  Biden ka kërkuar  nga Trump që të publikojë në një formë të shkruar bisedën mes tyre, në mënyrë që dhe populli të gjykojë këtë rast.

Ndërkohë  deri më  tani është mësuar se Trump po kërcënon administratën e Zelenskiyt në një bisedë telefonike për tërheqje të mbështetjes ushtarake ndaj Ukrainës nëse nuk hetohen Biden dhe djali i tij, Hunter Biden.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota djali i biden joe biden presidenti ukrainas trump volodimir zelenski djali i biden joe biden presidenti ukrainas trump volodimir zelenski

Sondazh

Poll