Bota

E frikshme, gruaja përfundon në spital pasi vendosi oktapodin në fytyrë

22 Shtator 2019, 13:53 Nga DOSJA
E frikshme, gruaja përfundon në spital pasi vendosi oktapodin në

WASHINGTON – Një grua nga Washingtoni është dërguar me urgjencë në spital, pasi vendosi një oktapod të gjallë në fytyrën e saj.

Jamie Biseglia ishte duke peshkuar në ujërat e Tacomës, kur në rrjetën e saj ra një oktapod.

Ajo vendosi të bënte një vidio qesharake për të fituar klikime në internet, dhe mendoi ta vendoste oktapodin në fytyrë.

Por ky veprim nuk ishte aspak i saktë, sepse oktapodi jo vetëm ju ngjit në fytyrë, por gjithashtu e kafshoi duke i shkaktuar një infeksion mjaft serioz vajzës.

Jamiet iu desh të duronte dy ditë me dhimbjen e tmerrshme, derisa varka e tyre të arrinte në tokë për t’iu drejtuar ambulancës.

Fotot e saj u bënë virale, dhe ajo fitoi goxha reklamë, por mesazhi i saj i fundit në lidhje me këtë temë ishte,  që askush mos provonte të bënte të njëjtën gjë si ajo.

Burimi: Huffpost 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota cudira oktapod washington cudira oktapod washington

Sondazh

Poll