Meta: Kandidatët nuk janë të Berishës por të Primareve, do garojnë dhe do fitojnë! Marrëveshje edhe për këshillat Bashkiakë

TIRANE- Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë tha se emrat që do të garojnë përballë Partisë Socialsite në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, janë një krenari për opozitën. I pyetur nga gazetarët, Meta tha se kandidatët nuk janë të 'Berishës por të Primareve', dhe shtoi se këto emra do të fitojnë.
Ilir Meta: Kandidatët nuk janë të Berishës, por të Primareve, proces historik. Nuk ka hile dhe poshtërsi që i ndalon superkandidatët të regjistrohen dhe të jenë fitimtarë në 14 maj. Këtë proces e udhëheqin qytetarët që zgjodhën superkandidatët. Janë superkandidatët Belind Këllici, Igli Cara, Ledina Alijolli, Luçiano Boçi. Vetëm entuziasmohem nga superkandidatët. Janë emra të jashtëzakonshëm, emra të mrekullueshëm.
Kreu i PL u ndal edhe te mënyra sesi dy partitë do të garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ku Meta tha se është gjetur ujdia edhe për këshilltarët bashkiakë.
“Kemi një marrëveshje historike me PD dhe për këshillat dhe shndërrimit të tyre në tribuna ku do të vijnë vetë qytetarët të flasin për shqetësimet e tyre. Dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme”, tha Meta.
Deklaratat vijnë në një kohë kur Partia Demokratike është në udhëkryq për çështjen e vulës. Vendimi i gjykatës së Apelit ia la vulën, siglën dhe logon grupit Alibeaj, ndërsa Berisha duhet të zgjedhë mënyrën sesi do të garojë në 14 maj. Këshilli Kombëtar vendosi që garimi do të jetë me koalicion, ndërsa ende nuk janë përcaktuar detajet e tjera. Një pikë që mban në dyzim bashkëpunimin PD-PL lidhet me garimin e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë pasi për çështjen e kandidatëve për kryetar, PL nuk ka pretendime dhe emra./Dosja.al
Sondazh
PAMJET/ Veliaj “fut në xhep” komplekset e ndërtimeve te Liqeni i Farkës
Pamjet nga Farka TIRANË- Erjon Veliaj ka thyer një rekord tjetër në shtrembërimin e realitetit përmes video-montazheve që...
Publikohet deklarata solemne e Alibeajt: Angazhohem plotësisht të mos pranoj donacione nga krimi e parajsat fiskale!
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka lëshuar një deklaratë solemnde ku zotohet për mënyrën se si do t&e...
Vendimi e gjykatës për vulën, Berisha: Ndërhyri Rama dhe Yuri Kim
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se gjykata e Apelit u ndikua nga Edi Rama dhe ambasadorja e Shteteve...
Logoja dhe vula e PD, Berisha: Do shkojmë në gjykatat ndërkombëtare
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se çështjen e vulës dhe logos së PD do e apelojë dhe n&eu...
Propozimi i Alibeajt për bashkëpunim, Berisha: Nuk negociohet me hiçin, është vegël në duart e Ramës
Kryedemokrati Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ekziston një mundësi p&e...
Vendimi për vulën e PD, Paloka: Xhaçka ia tha ambasadorit serb me SMS një javë para se të vendoste Gjykata
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se ministrja e Punëve të Jashtme ka q...
Propozimi i Alibeajt për kandidatët e Primareve, Paloka i prerë: Më mirë bashkëpunojmë me Ramën!
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka ka deklaruar prerë se nuk do të bashkëpuno...
Paloka: Populli s’ngrihet në protestë, rrinë në kafe dhe “Big Brother”
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka shprehur pakënaqësi për qytet...
Vendimi për vulën e PD-së, paralajmëron Paloka: Gjyqtarët do mbajnë përgjegjësi, ata të Enverit u dënuan me vdekje
Edi Paloka TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar trupin gjykues që m...
Propozimi i Alibeajt, Salianji: Tallje, këta duan elektoratin nga Berisha e bekimin nga Rama
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas propozimit të Enkelejd Alibeajt për tu bashkuar me...
