Politike

Vendimi e gjykatës për vulën, Berisha: Ndërhyri Rama dhe Yuri Kim

Berisha tha se prezenca e përfaqësuesve të ambasadës në seancën gjyqësore, tregoi se po bëhej presion ndaj gjykatësit.

6 Mars 2023, 22:22 Nga F.M
Vendimi e gjykatës për vulën, Berisha: Ndërhyri Rama dhe
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se gjykata e Apelit u ndikua nga Edi Rama dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim për vendimin për logon dhe vulën e PD. Në një intervistë për “Opinion”, Berisha tha se prezenca e përfaqësuesve të ambasadës në seancën gjyqësore, tregoi se po bëhej presion ndaj gjykatësit.

“Kam besuar në një mundësi farë të vogël, sepse si qenie njerëzore do kenë integritet profesional dhe nuk kisha pse të bëja sulme. Unë nuk nisem kurrë nga paragjykimi i tjetrit. Vendimi i tyre është një nga vendimet më të turpshme, përbën shkelmim parimet të drejtësisë. Palë aty ishte vetëm Rama. Gjykatësit lexuan një shkresë të dërguar nga Rama. unë këtë e kam denoncuar të Ramës dhe Edlira Kokonës dhe Yuri Kim te blerina Muçi. Këtë e kam denoncuar, nëpërmjet Erion Veliajt ka ndërhyrë. Unë kam denoncuar ndërhyrjen pasi mora informacionin e Kokonës, që në fakt ishte Edi Rama. Në ditën e gjykimit ishin nga mëngjesi deri në darkë përfaqësuesit e ambasadës, në një formë presioni. Këto ishin të gjitha të paralajmëruara,"- tha Berisha.

sali berisha alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll