Politike

Publikohet deklarata solemne e Alibeajt: Angazhohem plotësisht të mos pranoj donacione nga krimi e parajsat fiskale!

Alibeaj zotohet së do të sigurohet që të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështesin, të mos  gjitha anëtarësia të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre.

6 Mars 2023, 23:23 Nga F.M
Publikohet deklarata solemne e Alibeajt: Angazhohem plotësisht të mos
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka lëshuar një deklaratë solemnde ku zotohet për mënyrën se si do të vijohet me zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Në deklaratën e firmosur prej tij, si personi i autorizuar nga ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, Alibeaj zoothet se nuk do të pranojnë donacione nga krimi, parajsa fiskale apo që përceptohen si favorizime për dhënie kotratash publike dhe emërime në funksione publike. Gjithashtu, në dekjlaratë, Alibeaj zotohet së do të sigurohet që të gjithë anëtarët e PD-së që e mbështesin, të mos  gjitha anëtarësia të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre.

Deklarata:

Deklarata e angazhimit solemn e Kryetarit të Partisë Politike për zgjedhjet e për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023. Në emër dhe për llogari të Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD) që sipas vërtetimit të datës 01.03.2023 të Zyrës së Regjistrit të Partive Politike pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka të regjistruar si kryetar z. Lulzim Basha, i cili ka lëshuar autorizimin e peërgjithshëm të datës 18 mars 2022, unë Enkelejd Alibeaj deklaroj: Angazhimin solemn të Partisë tonë se, pjesëtarët e strukturave drejtuese dhe administrative, të anëtarësisë, kandidatëve për deputetë/drejtues/anëtarë të organeve të qeverisjes vendore, angazhuara nga subjekti në këto zgjedhje, funksionarë/ish funksionarë publik do të refuzojnë të marrin pjesë në praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshme, veçanërisht nga ato që vijnë nga aktivitete kriminale. Angazhohemi të zbatojmë rregulla për të gjithë anëtarësinë, administratën dhe ndjekësit tanë që: Të mos premtojnë/ofrojnë/japin para, mallra, shërbime dhe/ose nxisin premtime për punësim apo trajtime të tjera të veçanta votuesve dhe/ose të tjerëve, duke përfshirë familjet e votuesve apo komuniteteve të ndryshme dhe të veprojnë nëmënyrë të tillë që synohet të ndikojë ose arsyeshëm pritet të ndikojë në mënyrën se si votuesit japin votën e tyre;
* Të zbatojmë parimet bazë të trashëgimisë zgjedhore evropiane për votim universal, të barabartë, të lirë, të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë;
* Të repsektojmë të drejtat dhe liritë politike të shtetasve, organizatave, partive politike, për të promovuar dhe debatuar çështje politike
* Të mos përfshihemi në praktika kërcënuese ose pengimi për të ushtruar të drejtën e votës dhe shprehjen e lirë të vullnetit të zgjdhësve.
* Të bëjnë publike në kohë reale pranë KQZ-së dhe faqen zyrtare të subjektit tonë politik çfarëdolloj donacioni si dhe të refuzojmë dhurime në mjete monetare apo natyrë që;
- Tejkalojnë limitin e përcaktuar për donacion;
- Janë kontribute në para apo në antyrë me prejardhje nga burime të ndaluara që përfshijnë edhe të ardhurat nga krimi, individë, kompani të huaja nga vende me origjinë të dyshimtë të parajsave fiskale.
- Janë donacione të cilat nënkuptojnë apo përceptohen si favorizime për dhënie kotratash publike, emërime në funksione publike apo përfitime të tjera që shkojnë në emër e për llogari të dhuruesit.
Me respekt, kryetari i partisë, me autorizim: Enkelejd Alibeaj

Publikohet deklarata solemne e Alibeajt: Angazhohem plotësisht të mos

enkelejd alibeaj alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll