Politike

Propozimi i Alibeajt për bashkëpunim, Berisha: Nuk negociohet me hiçin, është vegël në duart e Ramës

Berisha tha prerë se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit.

6 Mars 2023, 22:15 Nga F.M
Propozimi i Alibeajt për bashkëpunim, Berisha: Nuk negociohet me
Kryedemokrati Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ekziston një mundësi për të negociuar me deputetin Enkelejd Alibeaj, pas propozimit të bërë nga ky i fundit. Në një intervistë për "Opinion", Berisha tha prerë se nuk do të bashkëpunojë me Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn për zgjedhjet e 14 majit, pasi i konsideron velga në duart e kryeministrit Edi Rama. Berisha shtoi se të dy janë një 'hiç' që përdoren nga Rama për të dëmtuar PD-në.

“Nuk ka marrëveshje me pengjet po nuk i la pengmarrësi. Lulzim Basha me daljen në dritë të aferës me McGonigal është e qartë që mbyllja e dosjes së Bashës është marjre peng nga Rama. Peng është dhe Alibeaj. Me pengun nuk ka negociata. Ata që mëndojnë se mund të negociojnë me Bashën dhe Alibeajn ata mendojnë se mund të negociohet me hiçin. Ata jën vegla në duart e Ramës,"- tha Berisha. 

sali berisha alibeaj mbledh kryesine 6 mars 2023

Sondazh

Poll