Politike

Meta shuan 'dyshimet': Marrëveshja me PD do të funksionojë për mrekulli edhe për Këshillat Bashkiakë

Meta tha se bashkëpunimi funksionon dhe se koalicioni opozitar do ta kthejë qeverisjen vendore në shërbim të qytetarëve. 

7 Mars 2023, 11:44 Nga f.g
Meta shuan 'dyshimet': Marrëveshja me PD do të
Ilir Meta, kryetar i PL

TIRANE- Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë garantoi se marrëveshja me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën është sinkron edhe për çështjen e garimit të kandidatëve të PD për këshillat Bashkiakë. Meta tha se bashkëpunimi funksionon dhe se koalicioni opozitar do ta kthejë qeverisjen vendore në shërbim të qytetarëve. 

Ilir Meta: Kemi marrëveshje me PD për këshillat, që do të jenë tribuna të qytetarëve dhe të jeni të sigurt që ky bashkëpunim do të funksionojë në mënyrë të mrekullueshme.  Frika dhe Berisha nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Të lutem. Jemi online me Berishën dhe të gjithë opozitën që do ndryshimin. Shihni raportet e organizatave për qeverisjen vendore. Vetëm 1 bashki plotëson kriteret e transparencës sot. E vetmja bashki, e shpëtoi Zoti Shkodrën nga Rilindja. E vetmja bashki. Të gjithë bashkitë e tjera janë një pus i errët për qytetarët. Në shumicën e tyre vetëm vidhet. Këto këshillat moniste nuk mblidhen fare. Firmoset nëpër tavolina ku ia çojnë të gatshëm kryetarët e bashkive. Marrëdhënia jonë me PD dhe opozitën është vetëm për interesin e qytetarëve. Simbol i transparencës. Nuk do të kalojë më 1.4 mld euro në një mandat. çdo gjë do të jetë për qytetarët do t'ju japim llogari.

Deklaratat vijnë në një kohë kur Partia Demokratike është në udhëkryq për çështjen e vulës. Vendimi i gjykatës së Apelit ia la vulën, siglën dhe logon grupit Alibeaj, ndërsa Berisha duhet të zgjedhë mënyrën sesi do të garojë në 14 maj. Këshilli Kombëtar vendosi që garimi do të jetë me koalicion, ndërsa ende nuk janë përcaktuar detajet e tjera. Një pikë që mban në dyzim bashkëpunimin PD-PL lidhet me garimin e kandidatëve për Këshillat Bashkiakë pasi për çështjen e kandidatëve për kryetar, PL nuk ka pretendime dhe emra./Dosja.al

ilir meta sali berisha zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll