Politike

Tërmeti/ Rama urdhër ministrave, deputetëve e krerëve të bashkive: Mos rrini më këtu, shkoni tek njerëzit. Deri në dark

21 Shtator 2019, 20:26 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama urdhër ministrave, deputetëve e krerëve

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar dy mbledhje, një me strukturat e Emergjencave Cile dhe Prefektët dhe një me minsitrat, deputet dhe kryetarët e bashkive. Në këto mbledhje janë bërë bilancet e deritanishme se si është situata pas tërmeteve dhe janë dhënë udhëzimet si duhet vijuar më tej. 

Në të dyja mbledhjet Rama ka kërkuar vetëm një gjë, komunikim me njerezit dhe qëndrim pranë tyre. Sipas Kryeminsitrit kryesore është komunikimi me qytetarët, pasi të gjithë janë të traumatizuar, më pas shpërndarja për të bërë bilancin e dëmeve pas inspektimeve. 

Mbledhjet e sotme bëhen pas asaj që u zhvillua dje në mesnatë me ministrat, ku u kërkua meenaxhimi sa më i mirë i situatës. 

Gjatë takimit, Rama ka shprehur dhe pakënaqësi me dy prej atyre që po menxahojnë situatën, me kreune Bashkisë Tiranë Erion Veliajn dhe me Prefektin e Durrësit, Rolland Nasto. Të dyve u ka bërë kritika publike, duke u kërkuar që gabimet të mos përsëriten më, pasi situata më e keqe kaloi. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike mbledhje e jashtezakonshme qeverie rama mbledh grupin rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi mbledhje e jashtezakonshme qeverie rama mbledh grupin rama mbledh prefektet termet i forte ne shqiperi

Sondazh

Poll