Politike

Të tjerë non-grata? Tërhiqet Rama: Nuk e kam paralajmëruar! Politika amerikane s'është muhabet leku e byreku

Kreu i Qeverisë thotë se nuk ka parlajmëruar asnjë non grata tjetër, por se thjesht ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize e byreku

3 Mars 2023, 15:13 Nga A.B
Të tjerë non-grata? Tërhiqet Rama: Nuk e kam paralajmëruar!
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mohuar të ketë paralajmëruar shpalljen non-grata të një politikani në radhët e opozitës. Sot, në një reagim në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë thotë se nuk ka paralajmëruar asnjë non grata tjetër, por se thjesht ka kujtuar se politika amerikane nuk është muhabet gjize e byreku siç bëjnë non gratat e Tiranës.

POSTIMI:

Nuk kam paralajmëruar asnjë nongrata! Thjesht kam kujtuar se politika e amerikanëve nuk është muhabet leku, gjize dhe byreku siç bëjnë nongratat e Tiranës, po strategjike që si ndryshojnë nga retë në pantallonat e gjelave të katundit tonë politik! Normal që vazhdon

Po çfarë tha dje Rama?

Një ditë më parë, kreu i Qeverisë paralajmëroi në Kuvend se në Departamentin Amerikan të Shtetit po përgatitet shpallja e një tjetër politikani me rëndësi në Shqipëri "Non-grata". Rama tha se ajo që opozita e mendon si "byrektore", referuar DASH, është duke e bërë punën. Kryeministri tha se me emër, do e shohin shumë shpejt. 

"Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do e shihni vetë"-tha Rama dhe menjëherë pas kësaj fjalie u largua nga Kuvendi.

edi rama

Sondazh

Poll