Politike

Sot vendimi për vulën/ Berisha: Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet!

Kryedemokrati deklaroi se demokratët kanë për qëllim revolucionin, që sipas tij do të jetë i pathyeshëm para të gjithave. 

3 Mars 2023, 13:37 Nga A.B
Sot vendimi për vulën/ Berisha: Rama mendon se do na
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama ka si qëllim që të përjashtojë PD-në nga zgjedhjet. Gjatë protestës së PD-së, kryedemokrati shtoi se demokratët kanë për qëllim revolucionin, që sipas tij do të jetë i pathyeshëm para të gjithave. 

DEKLARATA E BERISHËS:

Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian. Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.

Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje.Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj.

protesta per mcgonigal sali berisha

Sondazh

Poll