Politike

"Do t'i shkurtojmë ditët e Qeverisë"/ Berisha: Rama synon që pas 6 vitesh të ketë ndërtesa boshe, do ndërtojë çerdhe trafikantësh

Kreu i PD-së, tha se demokratët janë të vendosur t'i shkurtojnë orët, ditët dhe muajt kësaj Qeverie.

3 Mars 2023, 13:21 Nga A.B
"Do t'i shkurtojmë ditët e Qeverisë"/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori fjalën i fundit në protestën e demokratëve para kryeministrisë. Kreu i PD-së, tha se demokratët janë të vendosur t'i shkurtojnë orët, ditët dhe muajt kësaj Qeverie.

Më tej, ai shtoi se synimi i Ramës është që në 6 vitet e fundit, të ketë ndërtesa boshe në Shqipëri, duke lënë vetëm 'çerdhet e trafikantëve të drogës'.

'Një përshëndetje, mirënjohje për të gjithë ju sot në këtë protestë. Keni lënë çdo gjë, keni ardhur nga të 4 anët e vendit, në një protestë të revolucionit tonë paqësor. Në një protestë me të cilën ne jemi të vendosur t'i shkurtojmë orët dhe ditët, muajt, kësaj qeverie, me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para Shqipërisë dhe botës si pushtuesi më i egër i këtij i këtij vendi. Rama, është armik i qenies suaj, është plackitësi më i madhnë historinë e vendit, është armik. Në rast se ju kujtohet, vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan. Rekrutonte sikur të ishte siamez me Lukashenkon. Një vit më parë zhduku flamurin e NATO-së.  

Në 8 vite u pakësuan rreth 1 mln banorë, me këto ritme ai synon që pas 6 vitesh që këtu të ketë ndërtesa bosh, cerdhe trafikantësh, po jo shqiptarë të vërtetë. Ne jemi këtu për t'i thënë se ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Këta këtu janë misionantë të pamposhtur, edhe atëherë të paktë ishin ata që besonin në misionin e studenëve. Edhe sot ka plot që nuk besojnë në misionin tonë. Marshi juaj është marshi i lirisë, do përmbysë monizmin e bazuar në krimin dhe drogën, vjedhjen dhe plaçkiten. Do e shndërrojë Shqipërinë në vendin e bekuar të shqiptarëve'- tha Berisha. 

sali berisha protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll