Politike

Përfundon protesta e PD! Demokratët shfryjnë vrerin te manekini me fytyrën e Ramës, i vënë flakën (FOTO)

Demokratët i vunë flakën manekinit e në fund e hodhën tej kordonit të Policisë, përballë shkallëve të kryeministrisë. 

3 Mars 2023, 13:46 Nga A.B
Përfundon protesta e PD! Demokratët shfryjnë vrerin te manekini
Manekini

TIRANË- Përfundon protesta e Partisë Demokratike. Pas largimit të kreut të PD-së, Sali Berishës, edhe demokratët janë larguar nga kryeministria. Mirëpo, disa prej tyre dëmtuan një manekin i cili ishte veshur si i burgosur, me fytyrën e Ramës dhe McGonigal. Ata i vunë flakën, e në fund e hodhën tej kordonit të Policisë, përballë shkallëve të kryeministrisë. 

Përfundon protesta e PD! Demokratët shfryjnë vrerin te manekini

Protesta e sotme nisi në orën 12:00 e përfundoi pas 1 ore e gjysmë. Shiu ishte ai që ndërpreu planet e demokratëve për të qëndruar më gjatë përballë kryeministri. Me largimin e Berishës, edhe demokratët u shpërndanë./Dosja.al

protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll