Politike

"Misionarë të jashtëzakonshëm", Berisha falenderon protestuesit: Asnjë koment për gjykatën, shumë shpejt caktojmë datën e radhës

Berisha i quajti misionarë protestuesit

3 Mars 2023, 13:55 Nga f.g
"Misionarë të jashtëzakonshëm", Berisha falenderon
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha falenderoi mbështetësit që iu bashkuan sot PD në protestë. Berisha i quajti misionarë protestuesit, ndërsa edhe pse gazetarët këmbëngulën për një koment nga kryedemokrati në lidhje me gjyqin për vulën, ai nuk pranoi të fliste. 

"Janë misionarë të jashtëzakonshëm. Nuk bëj asnjë koment për gjykatën. Për ne, armiku është Rama. Mos i ngatërroni gjërat. Ky është revolucion me votë. Asnjë koment nuk kam përderisa gjykata nuk ka vendosur. Ju përgjigjem unë për revolucionin. Datën e protestës do e vendosim shumë shpejt. Gjyqin nuk dua ta komentoj.",-tha Berisha në mbyllje të protestës teksa hyri në zyrën e tij në PD./Dosja.al

sali berisha protesta e opozites 3 mars 2023

Sondazh

Poll