Politike

Meta flet në protestë: Rama është tmerruar, ky njeri me probleme mendore kërkon të marrë vulën e PD-ë

Kreu i PL-së shtoi më tej se Rama ka hedhur firma në shumë dokumente dhe ka vjedhur miliarda dollarë. 

3 Mars 2023, 13:15 Nga F.M
Meta flet në protestë: Rama është tmerruar, ky njeri me
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka konsideruar kryeministrin Edi Rama një person me probleme të mëdha mendore. I pranishëm në protestë, teksa fliste në podium, Meta tha se Rama tashmë ka si synim dhe marrje ne vulës së Partisë Demokratike. Kreu i PL-së shtoi më tej se Rama ka hedhur firma në shumë dokumente dhe ka vjedhur miliarda dollarë. 

Pjesë nga fjala e Metës: 

Të dashur motrat dhe vëllezër. Keni sfiduar motin dhe shiun për të qenë sot. Por sidomos, keni sfiduar këtë regjim, të egër. ërsa i takon mungesës së investimee për kapitalin njerëzor. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe protesta. Një regjim, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur kot më kot, për të marrë miliarda euro. Për të shkatërruar vendin, ai institucion ka marrë mbi gjysmë miliardë euro për llogari të Rilindjes. Jemi këtu sepse është tronditur në themel siguria juridike. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që zhvati popullin. Nuk ka asnjë kujtesë përsa i takon të kaluarës, të ardhmes së këtij vendi. Tani kërkon të marrë dhe vulën e PD-së. Njeri me probleme të mëdha mendore. 

ilir meta protesta per mcgonigal

Sondazh

Poll