Politike

'21 Janari'/ Rama e quajti "vrasës", Berisha i përgjigjet: Kush i solli mish për top? Ti duhet të ishe në burg

Edhe njëherë, ai nuk e ka pranuar vërtetësinë e audiopërgjimeve të reja që kanë dalë dhe akuzoi ish-drejtorin e Policisë, Ardi Veliu se është njeriu që ka bërë këtë montim.

3 Mars 2023, 13:55 Nga f.g
'21 Janari'/ Rama e quajti "vrasës", Berisha i
Sali Berisha

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratën e tij se "vrasësit e 21 janarit jo vetëm enden por janë në role nga më të rëndësishmet në jetën e vendit". Në përfundim të protestës së 3 marsit, kur po hynte në selinë e PD, Berisha tha se Rama e ka vendin në burg për ngjarjet e 21 janarit. Berisha tha se ka dokumenta që tregojnë se Rama i solli protestuesit "mish për top". Edhe njëherë, ai nuk e ka pranuar vërtetësinë e audiopërgjimeve të reja që kanë dalë dhe akuzoi ish-drejtorin e Policisë, Ardi Veliu se është njeriu që ka bërë këtë montim.

Sali Berisha: Kush i solli mish për top? Edi Rama, ai duhet të ishte në burg për 21 janarin. Ka dokumenta të pakontesueshme...

Gazetarja: Por ka edhe një audiopërgjim

Sali Berisha: Më fal të lutem, nëse ne shpallim një audiopërgjim shkrim, pa e dëgjuar si zë. Falsitet (referuar publikimit te Grida Duma). Falsitet, montim i Ardi Veliut.

Por pse reagoi Berisha sot? Në një shkrim të gjatë, kryeministri Edi Rama sulmoi sot Altin Dumanin, kreun e SPAK se sipas tij, nuk e hetoi 21 janarin dhe bëri sikur çështja nuk kishte lidhje me të. Rama thotë se ky akt ka bërë që të ketë një zhgënjim popullor ndaj 21 janarit. Komenti lidhej me letrën që kreu i SPAK iu bëri familjeve të 4 viktimave të 21 janarit, ku iu shpjegonte arsyet pse SPAK nuk e heton dot këtë çështje. /Dosja.al

sali berisha edi rama hetimi i 21 janarit pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll